Foshnjat mund të duken të pafuqishme, por shkenca thotë se ato janë të pajisura me disa mekanizma mjaftë të fuqishëm për të siguruar mbijetesën e tyre, si sytë e mëdhenj, faqet e majme dhe ballin gjigand (dhe një gojë dhe hundë proporcionalisht më të vogël) – të gjitha atp tipare që i bëjnë zemrat tona të shkrihen dhe i detyrojnë të rriturit të kujdesen për ta pavarësisht nga pelena shpërthyese, kur të pështyjnë dhe të privojnë gjumin. Dhe, sigurisht është edhe aroma e paharrueshme e foshnjave
Sipas një studimi të vitit 2013 të botuar në revistën “Frontiers in Psycology”, aroma e shijshme e foshnjës jo vetëm që tërheq prindërit e një fëmije, por edhe të huaj të përsosur, përcjellë GazetaShneta nga WhatToExpect.
Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë shkencëtarët në Qendrën Monell Chemical Senses në Filadelfia, monitoruan aktivitetin e trurit të një grupi prej 30 grave (15 të cilët kishin lindur kohët e fundit dhe 15 të cilët nuk kishin lindur kurrë) ndërkohë merrnin erë në këmishën që ishte veshur nga foshnja dy herë radhazi dhe të cilat ishin të panjohura për këto vazja.
Rezultatet nuk ishin të habitshme, por edhe interesante: Të dy grupet e grave treguan veprimtari në zonat e trurit , veprimtari të njëjta sikur ato që stimulohen nga sjellja dhe stimujt e shpërblimeve si ushqimi i shijshëm ose droga. Me fjalë të tjera, era e foshnjave në të vërtetë është dehëse!
Shkencëtarët kanë disa supozime ku sipas një teorie thuhet se kimikatet e sekretuara nga gjëndra djerse të një foshnjeje krijojnë aroma të këndshme. Kjo aromë zgjatë dëri në 6 javëshin e parë sepse më pas fëmijë fillon të hajë dhe të procesojë gjithk edhe nga ndikimet e jashtme./GazetaShneta/