Kemi parë shumë fëmijë që kohët e fundit po lindin me buzën e carë por çfarë është ky problem dhe pse shkaktohet?
Çfarë është plasaritja ( çarja) e buzës?
Është një hapje(e çarë ) në buzë ose në qiellzë , pra mund të jetë e plotë te dyja pjesët (në buzë dhe në qiellzë ) Këto të çara rezultojnë si pasojë e zhvillimit jo të plotë të buzës ose të palatumit( qiellzës) gjatë fazes së zhvillimit të fëmijës para së të lindë. Buza dhe qielllza zhvillohen në mënyrë të ndarë gjatë 3 mujave të parë të shtatzanisë. Në rastet më të zakonshme të të çarave apo plasaritjeve , ana e majtë dhe e djathtë e buzës nuk bashkohën duke lenë një vijë vertikale të hapur.
Cilat janë shkaqet?
Për fat të keq ka pak përgjigje për këtë pyetje. Ekzistojnë njerëz në një familje me një problem të tillë dhe ndodh ajo që njihet ndryshe si predispozita gjenetike (gjenet e trashëguara ) duke bërë që fëmija ta trashëgojë atë nga prindërit. Në shumicën e rasteve shkenca hedh poshtë teorinë e predispozitës gjenetike duke kërkuar shkaqe të tjera të mundshme që ndodhin gjatë shtatzanisë , që njihen si shkaqe mjedisore dhe përgjigjet me ekzakte jepen nga një profesionist i fushës.
A mund të ushqehet foshnja në mënyrën e duhur?
Disa foshnje nuk e kanë aspak një problem të tillë ( të pasurin e të çarës në buze apo në qiellzë) të ushqyerin, ndërsa të tjerat hasin vështirësi. Përdorimi i biberonave ose pozicionimi e foshnjës mirë gjatë kohës së ushqyerjes mund të zgjidhë problemin. Në këto raste, nëna duhet të jetë e orientuar.
A do të jetë problem dalja e dhëmbëve dhe rritja e tyre te foshnja që zotëron një të çarë në buzë apo në qiellzë?
Nëse e çara prek vetem buzën , dhëmbi ndoshta nuk do të pësoje problem.Por nëse e çara ose plasaritja do të arrijë te xhinxhivat ( mishrat e dhëmbëve),foshnja do të ketë nevojë për një kujdes professional nga mjeke ekspertë.
A do të hasë fëmija vështirësi gjatë të mësuarit të të folurit?
Ka vetëm disa përjashtime . Nëse e çara arrin vetëm zonën e buzës , nuk ka gjasa ( si zor) të ketë probleme me të folurin. Por nëse e çara apo plasaritja prek qiellzën atëherë është e nevojshme që fëmija ti nënshtrohet një kirurgjie riparuese dhe ndjekjes së një terapie për gjuhën e folur. /pernenat