Studime të ndryshme sugjerojnë se ajo që hani ndikon në shëndetin e fëmijës tuaj dhe gjithashtu përcakton shëndetin edhe në të ardhmen e tij.
Misri është një ushqim mjaft popullor dhe burim i mirë i mineraleve dhe vitaminave, shkruan Mominjuction, transmeton Gazeta Shneta.
Misri përmban vitaminë C, B5, B1, si dhe fibra diete që ju nevojiten gjatë shtatzënisë.
Misri është i pasur me fibra që lehtësojnë problemet e kapsllëkut, gjë që është mjaft e zakonshme gjatë periudhës 9 mujore.
Misri poashtu përmban acid folik, që zvogëlon rrezikun e defekteve të lindjes.
Nëpërmjet misrit ju merrni edhe tiamin, i cili ndihmon në zhvillimin e kujtesës së foshnjës. /Gazeta Shneta/