Ka shumë gjëra që duhen marrë parasysh kur të përgatiteni për ditën e madhe. Lexo, fol me mjekun dhe maminë për çdo paqartësi që ke, për çdo pyetje që të lind.
Merr informacion për lindjen natyrore, lindjen në shtëpi, lindjen me operacion cezarian apo me epidural. Mëso mbi shenjat e para të procesit të lindjes që të dish kur duhet të nisesh për në spital. Plus ju duhet të jeni të vetëdijshëm dhe të përgatiteni për komplikime të mundshme të lindjes, të lindjes parakohe apo problemeve me frymëmarrjen,etj.
Përgatitja për lindjen
Mëso më shumë në lidhje me opsionet tuaja për lindje – nga zgjedhja e një mamie deri tek dallimi i dhimbjeve të lindjes apo çfarë ndodh në procesin e lindjes. Shikoni video për lindjet natyrale, lindjet me cezarian apo lindjet në ujë që të mund të përfytyroni gjithçka.
Pastaj krijoni planin tuaj të lindjes në mënyrë që ju mund të komunikoni preferencat tuaja për metodat e përdoruara për dhimbjet apo dhe të zgjidhni mënyrën se si do të sillni në jetë fëmijën tuaj.
Çdo lindje është e ndryshme, nga lindja në ujë, në shtëpi në mënyrë të papritur apo komplikacionet që ju çojnë në një cezarian të detyruar. Lexo dhe dëgjo histori të tjera, por nuk ka nevojë për panik dhe as për frikë, ju duhet të jeni të qeta dhe të sigurta se çdo gjë do të shkojë mirë, për të marrë sa më shumë siguri kontaktoni shpesh maminë apo doktorin tuaj ditët e fundit të shtatzanisë.