Pse duhet të flasim rreth depresionit të përjetuar gjatë shtatëzanisë

2020-02-12 në ora 22:33

Kur Sepideh Saremi, 32 vjeçe, kishe episode si të qarat e shpeshta, lëkundje të humorit dhe lodhje të tepërt gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë, ajo thjesht e arsyetoi këtë gjendje si ndryshim hormonal.

Dhe, si nënë për herë të parë dhe ‘mosnjohja’ e saj me shtatzëninë flet ajo për Healthline.

Por ndërsa javët vazhduan, Saremi, një psikoterapiste në Los Angeles, vuri re një nxitje në ankthin e saj, humor të keqe dhe një ndjenjë të përgjithshme që asgjë nuk kishte rëndësi.

Akoma, megjithë përvojen e saj klinike, ajo e morri atë si stres të përditshëm dhe pjesë e shtatëzënisë përcjell Gazeta Shneta.

Deri në tremujorin e tretë, Saremi u bë e mbindjeshme ndaj gjithçkaje rreth saj dhe nuk mund të injoronte më flamujt e kuq.

Ajo filloi të luftojë me të gjitha ndërveprimet shoqërore që nuk ishin të lidhura me punën. Unë qaja gjithë kohën – “dhe jo në atë mënyrë klishe, hormonale-shtatzanie,” thotë Saremi.

Depresioni gjatë shtatëzanisë nuk është diçka që thjesht mund të ‘shkëputeni’.

Sipas ‘Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve’ dhe ‘Shoqatës Psikiatrike Amerikane’ midis 14 dhe 23 përqind e grave do të pësojnë disa simptoma të depresionit gjatë shtatëzanisë.

Turpi më pengoi të marr ndihmë

Për Saremi, rruga për të marrë kujdesin e duhur ishte e gjatë. Në një nga vizitat e saj të tremujorit të tretë, ajo thotë se diskutoi ndjenjat e saj me doktorin saj dhe iu tha që ajo kishte një nga rezultatet më të këqija në zonën e depresionit që ai kishte parë ndonjëherë.

“Shumë nga ne luftojmë me ndryshimin e jashtëzakonshëm që ka të bëj me sjelljen në jetë të një fëmije qe do të thotë se jeta ime nuk është më për mua dhe përgjegjësia e asaj që do të thotë të kujdesesh për një qenie tjetër njerëzore që është plotësisht e varur prej teje,” shton ajo.

Ishte koha për të marrë ndihmë

Ajo në të vërtetë filloi të hulumtojë mënyra për t’i dhënë fund jetës së saj. Mendimet e vetëvrasjeve ishin të përhershme dhe jo të zgjatura. Por edhe pasi të kalonin, depresioni mbeti.

Rreth pesë muaj pas lindjes, Saremi pati sulmin e saj të parë për panik gjatë një udhëtimi me fëmijën e saj.

“Vendosa që isha gati për të marrë ndonjë ndihmë,” thotë ajo.

Saremi foli me mjekun e saj të kujdesit parësor për depresionin e saj, dhe ishte e lumtur që zbuloi se ai ishte edhe profesionist i vërtetë dhe jo paragjykues.

Sot, Saremi thotë se ndjehet shumë më mirë. Përveç vizitave me terapistin e saj, ajo është e sigurtë se do të flejë shumë më mirë, do të hajë në mënyrë të rregullt dhe do të gjej kohë për të ushtruar dhe për ti parë miqtë e saj./Gazeta Shneta /

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *