Pse djersitem kur jam në gjumë

2018-12-06 në ora 20:34

A zgjoheni në mës të natës dhe shihni vetën që jeni djersitur? Mos u mërzitni, nuk jeni vetëm.

Djersitja gjatë natës është një gjë e zakonshme. Por mbi të gjitha ekspertët thonë, se këtë gjë mund ta shkaktojnë disa faktorë:

Çarshafët mund t’i fajësoni

Sipas ekspertëve, një gjë që mund të shkaktojë djersitje dhe ngrohtësi gjatë gjumit janë materiali i carshafëve.

Jeni duke fjetur në një dhomë tepër të ngrohtë

Një dhomë tepër e ngrohtë dhe me shumë batanije, kuptohet që do ju bejë që të djersiteni gjatë gjumit. Rekomandohet që gjatë natës të veshni pigjame të rehatshme, me material të mirë, dhe mos të vini shumë batanije.

Shpesh mund të jetë edhe shenjë e menopauzës, tek gratë. Tjetër shenjë është edhe stresi, dhe ankthi. Ju gjithashtu kur keni stres, edhe gjate ditës mund të ndodh që të djersiteni. Mundoheni që para të se të bini në gjumë, të relaksoheni të bëni një dushë, meditim apo edhe të lexoni./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *