Viteve të fundit lindjet me prerje cezariane janë opsioni më i preferuar nga nënat.
Por në anën tjetër lindja në këtë mënyrë shpesh ndodh edhe per arsye emergjente. Disa nëna që tërë kohën kanë planifikuar lindje në natyrale, u ka ndodhur që në momentin e fundit të ndërrojnë mënyrën e lindjes, transmeton GazetaShneta.
E arsyeja pse u ndodh kjo gjë këtyre nënave lidhet me mënyrën se si janë ushqyer gjatë shtatzënisë dhe se sa aktivitet fizik kanë kryer.
Nuk është e thënë që të konsumonet ushqimi më i zgjedhur apo të rrini me orë të tëra në palestër; mjafton të jeni të vëmendshme ndaj ushqimeve që zgjedhi të konsumoni si dhe ta keni parasysh marrjen me ndonjë sport një herë në javë, të dilni të ecni ose të vraponi lehtë, shkruan “HealthLine”.
Ushqimi lidhet me kirurgjnë cezariane për shkaks e nënat duke ngrënë ushqime me kalori të tepërta shtojnë peshë e që pastaj pesha rrit shtypjen tek fetusi. Në këtë mënyrë foshnja bën presion tërë kohën në muret e mitrës së nënës duke dashur të dalë edhe para kohës.
Për të evituar një ekspresiencë të tillë filloni të konsidroni ngrënien e ushqimeve me jo shumë kalori ose thjeshtë bëni kujdes që të balanconi ushqimin me lëvizjet gjatë ditës.
Në studimet e bëra është konstatuar se gratë që gjatë shtatzënisë nuk kanë shtuar më shumë se 7 kg kanë pasur lindje natyrale, për dalllim nga nënat në mbipeshë të cilat për rreth 40% u janë nënshtruar lindjes së hershme dhe përmes prerjes cezariane./GazetaShneta/