Disa njerëz i kujtojnë ëndrrat çdo mëngjes, ndërsa disa të tjerë rrallë kujtojnë ndonjë. Një studim i fundit francez është fokusuar pikërisht në gjetjen e përgjigjes se pse ndodh kjo.
Studiuesit kanë analizuar dhjetëra persona të cilët janë skanuar me anë të PET (tomografi emetuese e pozitroneve) me synimin për të kuptuar dallimet në funksionimin tyre, atyre që i kujtojnë ëndrrat dhe atyre që nuk i kujtojnë.
Rezultatet kanë treguar se lidhja temporo-parietale, pjesa e trurit përgjegjëse për përpunimin e të gjitha informatave, ishte shumë më aktive te personat të cilët i kujtonin ëndrrat.
Njëkohësisht te këta persona vjen edhe te një aktivizim i shtuar i korteksit medial prefrontal – pjesë e trurit që është më së shumti aktive kur njeriu pushon. Kjo çon në rritje të ndjeshmërisë ndaj stimujve të jashtëm, promovon zgjimin e shpeshtë gjatë ëndërrimit si dhe ruajtjen e ëndrrave në memorie.
Rezultatet po ashtu kanë treguar se njerëzit të cilët i kujtojnë ëndrrat janë dyfish më të prirë të zgjohen gjatë gjumit krahasuar me njerëzit që nuk shohin ëndrra, ndërsa edhe prodhojnë më shumë ëndrra.
“Kjo shpjegon se pse rikujtuesit e ëndrrave janë më reaktiv ndaj stimulimeve të ambientit, zgjohen më shumë gjatë natës, dhe kështu më mirë i regjistrojnë ëndrrat në memorie krahasuar me rikujtuesit e dobët të ëndrrave”.
“Në të vërtetë truri gjatë fjetjes nuk është në gjendje të memorizojë informacione të reja; ai duhet të zgjohet që të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, ka shpjeguar Perrine Ruby, anëtari e grupit studiues.