Ka shumë prindër që kanë sjellë në jetë vetëm fëmijë të gjinisë femërore.
Të dhënat e regjistrit të lindjeve në Norvegji nga viti 1967 deri në 2003 me mbi 540 mijë gra, janë përdorur për të studiuar nëse gjinia e një fëmije ka ndikim në gjininë e fëmijës së ardhshëm, shkruan Gazeta Shneta.
Rezultatet e studimin zbuluan se nënat me dy fëmijë të gjinisë së njëjtë, kanë probabilitet për të lindur më shumë fëmijë sesa nënat me dy fëmijë të gjinive të ndryshme.
Madje kjo vlente edhe për nënat që kanë tre fëmijë të së njëjtës gjini.
Por mundësia ishte më e lartë te nënat që kanë vetëm fëmijë të gjinisë mashkullore.
Sipas studimit, lindjet e fëmijëve me gjini të ndryshme ndikuan në probabilitetin më të lartë për lindjen e një djali sesa të një vajze.
Nuk ka ndonjë dëshmi konkrete se disa prindër mund të kenë më shumë mundësi për të lindur një vajzë ose një djalë.
Fakti se shumë prindër kanë vetëm vajza ose vetëm djem, qëndron në atë se prindërit gjithmonë janë në përpjekje për të lindur fëmijë të të dy gjinive. /Gazeta Shneta/