Pse disa gra përjetojnë dhembje më të mëdha para ciklit
Gratë kanë pasur menstruacione përgjatë tërë historisë. Pra, është e çuditshme që historia më e hershme e dokumentuar e asaj që tani e dimë të jetë si sindromi premenstrual (PMS), u shfaq shumë vonë. Në vitin 1931, psikoanalistja Karen Horney përshkroi këtë gjendje si tension, irritimin, depresionin dhe ankthin në ditët në prag të ciklit menstrual.
Kjo gjendje tani më është e vërtetuar tek më shumëë se 80% e grave, transmeton GazetaShneta.
Gjendja përfshin simptoma të tilla si lodhja, koordinimi i dobët, ndjenja e të qenit jashtë kontrollitm ndjenja e pa vlerë dhe faji, dhimbje koke, ankth, tension, nervozizëm, ndryshime në disponim, shtim në peshë, dëshira ushqimore, pa interes në aktivitetet e zakonshme, trishtim, depresion, ngjyrshime në gjokse, problemet e gjumit dhe vështirësitë për t’u përqëndruar.
Mirëpo edhe pse shumica e grave e kanë provuar një sindrom të tillë, jo të gjitha e përjetojnë njëlloj.
Në disa raste ky sindrom merr emrin e Premenstrual Dysphoric Disorder (PMDD), e cila është gjendje më e rrallë, ku vetëm 3-5% e grave të moshës riprodhuese e përjetojnë atë, shkruan “The Conversation”.
PMDD renditet në sindromet që përfshin edhe çrregullimet mendore andaj personat që janë të prekur, mund të përjetojnë depresion të rëndë që shpesh shoqërohet me mendime vetëvrasëse.
Fillimi i këtij humori të ulët zakonisht përkojnë me fazën para menstruacioneve. Ndryshe nga PMS, disponimi i rëndë i PMDD zakonisht vjen papritmas.
Hormonet riprodhuese – estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni – janë gjithashtu hormone të fuqishme të trurit. Ato ndikojnë në kimikatet e trurit që janë përgjegjëse për mendimet, sjelljet dhe emocionet tona.
Sasia e tyre luhatet gjatë gjithë ciklit menstrual, kështu që lidhja ndërmjet tyre dhe shëndetit mendor është e qartë. Mirëpo mjekësia është duke bërë gjithnjë e më shuëm gjetje që shpjegojnë arsyen se përse disa gra mund të preken më shumë se të tjerat./GazetaShneta/