Pse disa gra e hanë placentën pasi të lindin dhe çfarë përfitime sjellë

2019-06-18 në ora 13:56

Pothuajse të gjithë gjitarët, placentën – organi që zhvillohet në shtatzëni për të siguruar oksigjen dhe lëndë ushqyese për foshnjën dhe për të hequr mbetjet helmuese – e hanë menjëherë pas lindjes. Përjashtim bëjnë njerëzit dhe gjitarët ujorë.

Por numri i grave që po zgjedhin të hanë placentën e tyre është rritur gjatë dekadës së fundit, transmeton GazetaShneta.

Mënyra më e zakonshme për të konsumuar placentën është që të zbërdhehet në kapsula. Për ta bërë këtë, placenta avullohet, thahet dhe pluhuroset në formë pudre.

Kapsulat rezultuese merren disa herë në ditë gjatë periudhës pas lindjes. Një placentë zakonisht nxjerrë rreth 100-200 kapsula, shkruan PubMed.

Benefitet e placentës?

Përkrahësit për ngrënien e placentës pretendojnë se mund të nxisin furnizimin me qumësht, të ulin rrezikun e zhvillimit të depresionit pas lindjes dhe të shtojnë ushqyestin vitalë në organizmin e nënës.

Shumë të famshme kanë pretenduar ta kenë ngrënë placentën dhe tu ketë ndihmuar me depresion pas lindjes.

Deri më sot, nuk ka dëshmi nga studimet njerëzore për të mbështetur këto pretendime. Shumica e përfitimeve të propozuara janë të bazuara në anektoda dhe fjalë të lëna gojë pas goje nga njerëzit si dhe nga eksprimentet e kryera në kafshë.

Askush nuk e di saktësisht se pse gjitarët jo-njerëzorë hanë placentën e tyre. Janë propozuar një sërë shpjegimesh të mundshme. Sipas disa shkencëtarëve, kafshën e hanë placentën për shkaqe sigurise, në mënyrë që grabitqarët të mos jenë në dijeni për lindjen e një porsalinduri të pambrojtur.

Të tjerë argumentojnë se placenta përmban ushqyes të dobishme dhe hormone të dobishme për një nënë të re. Kjo ide favorizohet edhe nga avokatët e placentofacisë njerëzore.

Dy hormone të prodhuara nga placenta – prostaglandina dhe oksitocina – janë identifikuar si përbërës aktivë potencial në kapsulat e placentës. Prostaglandina ndikon në tkurrjen e mitrës, e cila është e rëndësishme për ta ndihmuar atë që të kthehet në madhësinë e saj para shtatzënisë, kurse oksitocina është një hormon thelbësor për nxitjen e nxjerrjes së qumështit të gjirit.

A është e sigurt ngrënia e placentës?

Placenta mund të jetë gjithashtu një burim i substancave potencialisht të dëmshme.

Gjatë shtatzënisë, placenta rregullon transferimin e substancave ndërmjet nënës dhe foshnjës. Si i tillë, mund të ndodhë akumulimi i substancave toksike potenciale. Deri më sot, ka pasur vetëm disa studime të vogla që kanë ekzaminuar profilin e toksicitetit të kapsulës së placentës.

Këto kapsula mund të jenë të mbushura me baktere të cilat janë të dëmshme për trupin e konsumuesit.

Është tejet e rëndësishme që gratë që vendosin të konsumojnë placentën e tyre, së pari të konsultohen deri në detaje me mjekun adekuat në mënyrë që të mos përjetojnë efekte anësore fatale./GazetaShneta/

Image result for eating placenta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *