Pse disa fëmijë bëhen agresivë, çka ndikon tek ata

2018-11-08 në ora 18:22

Jeni aty, duke shikuar engjëllin tuaj të vogël në shesh lojërash, duke menduar sa të bekuar jeni që e keni. Papritmas, ngrit dorën e tij të vogël me grushtin e përgatitur – dhe e godet një fëmijë tjetër drejt në hundë, shkruan Bota Sot, transmenton Gazeta Shneta.

Sa do shokuese që ju duket (dhe prindërve tjerë në shesh lojërash), agresioni është një pjesë normale e zhvillimit të fëmijës suaj..

Çfarë mund të bëni për agresionin

Përgjigje e shpejtë. Mundohuni të përgjigjeni menjëherë kur ta shihni fëmijën tuaj agresiv. Është tunduese të prisni derisa ai të goditë vëllanë e tij për herë të tretë para se t’i thoni: “Mjaft më!” (Sidomos kur e keni qortuar tashmë disa herë në orën e fundit). Gjithashtu, është mirë ta kuptojë menjëherë se është duke bërë diçka të gabuar.

Largojeni nga situata për një kohë të shkurtër – për një 2-vjeçar, madje disa sekonda mund të mjaftojnë. Ideja është që ai të lidhë sjelljen e tij me pasojat dhe të kuptoj se nëse godet apo kafshon, ai do të humbas argëtimin.

Pa marrë parasysh se sa i zemëruar jeni me të, mos tentoni t’i bërtisni, ta goditni, apo t’i thoni fëmijës tuaj se është i keq. Në vend që të ndryshoni sjelljen e tij, thjesht mësojeni se agresioni verbal dhe fizik janë rruga për tu larguar, kur ai është i çmendur. Në vend të kësaj, dëshmoni se ju mund ta kontrolloni durimin tuaj, që mund të jetë hapi i parë për ta ndihmuar edhe atë ta kontrollojë durimin e tij.

Edhe nëse bën diçka që ju ofendon në publik, qëndroni në planin e lojës. Shumica e prindërve e kuptojnë situatën tuaj – në fund të fundit, ne kemi qenë të gjithë në të njëjtën situatë më parë. Nëse njerëzit shtangen, hedhni koment ironik si, “Mos e lazdroni 2-vjeçarin?” dhe pastaj e trajtoni episodin ashtu siç ju përshtatet juve.

Tregoni dhe bisedoni. Pasi të keni tërhequr fëmijën tuaj mënjanë, prisni deri sa ai të qetësohet pak dhe pastaj me qetësi dhe ngadalë e shqyrtoni çka ka ndodhë. E pyetni nëse mund të shpjegojë se çfarë shkaktoi shpërthimin e tij. (“Jordan, çka të shtyu të sillesh si i çmendur ndaj Skot?”) Shpjegoni se është krejtësisht e natyrshme të zemërohet ndonjëherë, por nuk është në rregull të godasë apo kafshojë. Inkurajoni 2-vjeçarin tuaj që të gjejë një mënyrë më të mirë për të shprehur se sa i zemëruar është

Shpërbleni sjelljen e mirë. Në vend se t’i kushtoni vëmendje 2-vjeçarit tuaj vetëm kur ai sillet keq, përpiquni ta kapni atë edhe kur sillet mirë – kur ai pyet një fëmijë tjetër për të hyrë në kthesë në vend që ta shtyjë nga rruga, për shembull, ose t’i afrojë lodrën në vend që ta hudhë larg. Lavdërojeni shumë (“Isha aq krenar kur prite rradhën tënde!”) dhe ai së shpejti do të kuptojë se sa e vlefshme mund të jetë mirësjellja. Ju mund edhe ta shpërbleni me ‘etiketë mirënjohjeje’, kur ai arrin të mbajë durimin e tij në kontroll.

Kufizoni kohën e ekranit. Shikimi i pafajshëm i vizatimorëve dhe shfaqjeve tjera të ashtuquajtura për fëmijë shpesh janë plot me britma, kërcënime, shtyerje dhe goditje. Kështuqë përpiquni ti monitoroni programet e 2-vjeçarit tuaj, t’i shikoni bashkë me të – veçanërisht nëse ai është i prirur për agresion.

Nëse ndodh diçka në një program që ju nuk e miratoni, bisedoni me fëmijën tuaj në lidhje me të: “A e sheh se si ariu e shtyu ariun tjetër për t’i marrë atë që donte? Kjo nuk ishte një gjë shumë e mirë që e bëri ai? ” (Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët e moshës 2-vjeçare mund të shohin ekran “cilësorë” jo më shumë se një ose dy orë në ditë – edhe një arsye për ta shmangur këtë shfaqje në të ardhmen). Ju gjithashtu mund të zbuloni se fëmija juaj është agresiv, sepse nuk ka mundësi të mjaftueshme për të harxhuar energjinë e tij të bollshme. Pra, përpiquni ti siguroni shumë kohë të pastrukturuar për lojë – mundësisht jashtë – për ta lënë të djersitet mirë.

Së bashku ju mund të çrrënjosni burimin e sjelljes së tillë, ta ndihmoni fëmijën tuaj përmes tij, dhe të vendoni nëse ka nevojë për këshilltarë apo psikolog për fëmijë. Mbani mend, fëmija juaj është akoma shumë i ri. Me udhëzim të kujdesshëm dhe shumë durim, ‘loja me grushta’ së shpejti do të bëhet një gjë e së kaluarës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *