Dje komediani i njohur Kevin Hart postoi një video në llogarinë e tij në instagram ku i kërkonte falje gruas së tij shtatzënë, Eniko Parrish dhe dy fëmijëve për atë që ai e quajti një gjykim i gabuar.
Hart nuk e shpjegojë saktësisht se përse po kërkonte falje por fansat mendojnë se ai u rrëfye për ti shpëtuar një shantazhi. Cilado qoftë arsyeja kjo nuk e shpjegon se përse 1 në 10 burra i tradhtojnë gratë e tyre gjatë shtatzënisë.
Sipas psikologut Robert Rodrigez autor i librit “Ëhat’s Your Pregnant Man thinking?”, 10% e baballarëve të ardhshëm i tradhtojnë partneret e tyre gjatë shtatzënisë.
Edhe studime të tjera kanë treguar se rreziku i tradhtisë nga burrat rritet së bashku me fetusin. Dhe të qenit në një martesë të lumtur nuk është se e ndryshon këtë statistikë.
Siç duket nuk ka një arsye të njëjtë se përse persona të ndryshëm tradhtojnë por ka disa faktorë të ngjashëm të cilët ndikojnë në tradhtinë e burrave gjatë shtatzënisë.
Përshembull gratë shpesh e limitojnë jetën e tyre seksuale gjatë shtatzanisë, ndihen më pak tërheqëse për burrat, pavarësisht se shumica e studimeve tregojnë se ato u duken burrave më tërheqëse gjatë shtatzënisë.
Këta faktorë mund t’i bëjnë burrat ta kërkojnë seksin diku tjetër ndërkohë që gratë e tyre përgatiten për ardhjen në jetë të bebit.
Në një intervistë themeluesi i Ashley Madison (një ëebsite takimesh i fokusuar në personat e martuar), Noel Biderman shpjegon se shtatzënia apo ardhja në jetë e fëmijës së parë mund të çojë në një periudhë distancimi ndërmjet partnerëve.
Biderman shpjegon se kjo është periudha që shumica e burrave priren të tradhtojnë madje edhe ata që nuk e kishin menduar kurrë më parë. /pernenat