Fondacioni ‘Project HOPE’ ka furnizuar me barna fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.
Këtë e ka bërë të ditur Barnatorja Qendrore e SHSKUK-së me anë të një njoftimi në facebook, ku thuhet se ky fondacion është njëri nga donatorët më të mëdhenj.
“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me donatorin e parë dhe ndër më të mëdhatë ndërkombëtar, fondacionin Project HOPE, sot datë 14/03/2018, Barnatorja Qendrore QKUK/ShSKUK-së është furnizuar me sasinë e radhës të produktit Pancrealipase (Creon)10000 IU,150 mg i nevojshëm për trajtimin e fëmijëve me Fibrozë cistike”, thuhet në njoftim.
Bari(emri gjenerik/tregtar): Pancrealipase *Creon, pjesa e parë e sasisë së dedikuar prej 100,000.00caps. Kurse pjesa e dytë do të arrijë brenda 2 deri tre javë
Vlera e donacionit është 13,000.00€
“Si gjithherë dhe përgjithmonë falënderimet më të sinqerta dhe mirënjohjet më të thella i dedikohen fondacionit Project HOPE, veçanërisht në emër të prindërve fëmijët e të cilëve trajtohen nga F.Cistike në repartet përkatëse të Klinikës së Pediatrise në QKUK.
Me shumë respekt, Arijeta N.STANOVCI- Kordinatore për çështje Farmaceutike- SHSKUK”, thuhet në postimin e BQ-së. /Gazeta Shneta/