Gjatë ditës së sotme është mbajtur Konferenca e Tretë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale – QHPSM.
Në këtë konfernce e cila jo rastësisht është caktuar të jetë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, janë përcjell hulumtimet shkencore në lidhje me mirëqenien, shëndetin, edukimin dhe të drejtave të fëmijëve shkruan GazetaShneta.
Një ndër folësit kyç ishte edhe Prof.Dr.Lul Raka i cili prezantoi shkurtimisht gjendjen e pandemisë COVID-19 të pranishme në vendin tonë.
Prof.Lul Raka tregoi se Kosova ka menaxhuar shumë mirë situatën me COVID-19, ku tashmë janë vetëm 200 raste aktive, 1083 të infektuar, 843 të shëruar dhe 30 vdekje.
Në situatën në të cilën janë ndodhur para se në vendin tonë të shfaqej COVID-19, me vetëm 100 respiratorë, jo mjaftueshëm pajisje mbrojtëse e pak informacione mbi ndikimin e virusit, kushtet për ta përballuar pandeminë kanë qenë shumë të vogla.
Prof.Lul Raka njoftoi se rreziku ende vazhdon të jetë, pasi njëri nga faktorët ndikues mund të jetë kthimi i temperaturave të ulëta e që ky rast mund ta favorizojë mundësinë e valës së dytë.
Në rast se vendi ynë mund të përballohet me një valë të dytë, atëherë detyrë paraprake do jetë furnizimi me teste, pajisje mbrojtëse, respiratorë e shtretër të kujdesit intensiv, shtoi ai.
COVID-19 dhe fëmijët
Sipas ECDC, vetëm 2.1% e fëmijëve janë të infektuar me COVID-19.Në Evropë, Prof.Dr.Lul Raka tregoi në bazë të grupmoshës se infeksionit tek fëmijët:
0-4 vjeç = 0.7%
5-9 vjeç =0.6%
10-14 vjeç = 0.9%
Simptomat më të shpeshta tek fëmijët kanë qenë ethe dhe kollitje, por fëmijët kanë simptomatologji më të lehtë krahasuar me të rriturit kjo nga ekspresioni i ulët i receptorëve ACE2.
Prof.Lul Raka gjithashtu tregoi edhe për sindromën inflamatore multisistematike pediatrike (PIMS), e cila karakterizohet me simptomat e sëmundjes Kawasaki dhe sindromës së shokut toksik – ethe, dhembje abdominale dhe përfshirje kardiake.
Ai tregoi se lidhshmëria është e mundshme me COVID-19, sepse shumë fëmijë rezultuan pozitiv në këtë test.Deri më tani në Evropë janë raportuar 230 raste dhe dy viktima në Britaninë e Madhe dhe Francë.
Në përfundim të konferencës, shumë pyetje u adresuan tek ai në lidhje me rihapjen e çerdheve dhe me fillimin e fazave të lehtësimit të masave.
Ai tregoi se hapja ka qenë graduale dhe zgjidhje deri në zbulimin e vaksinës nuk ka andaj, duke respektuar masat mbrojtëse e posaqërisht disatancën fizike, mund që përhapja e virusit të ulët./GazetaShneta/