Prof. Diego Gonzalez Rivas realizon operacione me një portë në Kirurgjinë Torakale në QKUK

2019-03-01 në ora 13:08

Në Qendrën Klinike Universitare po qëndron Prof.dr. Diego Gonzalez Rivas, i cili po aplikon metodën më të re të operimeve me një portë, një ndërhyrje në kraharor te resekcionet pulmonare për sëmundjet kirurgjike të mushkërive.

Ai po viziton Kosovën, si pjesë e një turi disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në kuadër të programit të avancuar Uniportal Port, bashkë me ekipin mjekësor nga Klinika e Kirurgjisë Torokale, do të kryejnë sot tri operime.

Duke folur për metodën e operimit Wats Uniportal, Rivas theksoi se kjo ndërhyrje kirurgjike shoqërohet me pak dhimbje dhe pacienti kurohet shumë shpejt.

“Ne do të bëjmë një operim me një vrimë të vogël,meterokoskop, do të bëjmë një lob të poshtëm të majt dhe një lob lart në të djathtë , I cili shkakton shumë pak gjakderdhje, shumë pak dhimbje dhe pacienti shumë shpejt shërohet e lirohet në shtëpi”, tha Rivas, citohet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Gazeta Shneta.

Aplikimi i kësaj metode ka për synim që ta ngritë standardin profesional të punës në klinikat e QKUK-së, respektivisht që kirurgët e Kirurgjisë Torokale të zotërojnë procedurat më moderne të trajtimit të sëmundjeve kirurgjike.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torokale, Saudin Maliqi, tha se ardhja e Rivas në Kosovë është historike për Qendrën Klinike Universitare.

“Ardhja e tyre është moment historik për ne, është një ndodhi shumë e madhe. Ardhja e këtij ekipi është e aranzhuar dhe ne kemi aplikuar para një viti. Kemi bërë shumë përpjekje për ta sjell atë në Kosovë”,deklaroi Maliqi.

Rivas mbajti një ligjëratë dje në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë, ku ishin të lidhura edhe qendrat rajonale si: Shkupi dhe Tirana. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *