Në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, rëntgeni është jashtë funksionit. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha Dr. Serbeze Kabashi, e cila ka thënë se pacientët po dërgohen në Emergjencë
Kabashi ka treguar për Gazetën Shneta se rezonanca magnetike dhe CT64, që gjenden në Onkologji, janë rregulluar me servisim emergjent.
“Këto procedurat e servisimit po e vështirësojnë punën tonë sepse po mbingarkohen aparaturat tjera me raste të shumta”, deklaron Kabashi.
Kabashi pohon se gjatë periudhës së prishjeve të aparaturave, në veçanti CT 6, janë detyruar që pacientët t’i referojnë për në Spitalin e Vushtrrisë.
“Tash është në rregull dhe po ashtu edhe Ultrazëri funksionon”, ka thënë Kabashi. Doktoresha thekson se gati krejt komunat e Kosovës kanë CT, por pacientët po drejtohen në QKUK.
“Pacientët e spitalit dhe emergjentët nuk kanë pasur probleme, por ambulantorët kanë mundur t’i kryejnë edhe nëpër qytetet tjera”, shprehet ajo. /Gazeta Shneta/