Testin Nifty e kanë bërë gati 4.000.000 shtatzëna në tërë botën, asnjëra nuk ka pasur dhimbje. Testi Nifty kryhet shumë thjeshtë me marrjen e gjakut nga dora – veprim i njëjtë sikur kur merret gjaku për analiza laboratorike.
Si mund ta bëj testin Nifty?
Fillimisht duhet të porositni. Në Kosovë janë të disponueshëm partnerët tanë në tërë vendin, listën e tyre mund ta gjeni duke Klikuar KËTU.
Nëse ordinanca/poliklinika e juaj nuk është në listë, mund të kontaktoni ordinancën më të afërt nga lista dhe të bëni porosinë. Me thirrje do të rezervoni terminin tuaj për marrjen e gjakut, është e rëndësishme të kenë kaluar 10 javë të shtatzënisë. Varësisht nga faza e shtatzënisë tuaj, dhe kuptohet sipas dëshirës tuaj, mund ta porositni që të nesërmen.
Me ardhjen në ordinancë fillimisht do të takoheni me gjinekologun që do të përgjigjet në të gjitha pyetjet tuaja, dhe do t’ua shpjegoj rëndësinë e testit Nifty. Do të nënshkruani tërë dokumentacionin e duhur dhe do t’iu drejtojnë të dhënia e gjakut.
Sa zgjatë procedura?
Infermierja apo tekniku i laboratorit do t’ua nxjerr 10 ml gjak nga dora. Në gjakun tuaj gjendet edhe gjaku i foshnjës tuaj. Procedura zgjatë gjithsej disa minuta. Epruveta me kujdes paketohet në ambalazhin e paraparë për testin Nifty, në të cilin është numri i juaj identifikues, mostra e gjakut të njëjtën ditë dërgohet në laborator në Zagreb, ku bëhet analiza e gjakut.
Kur do t’i marr rezultatet?
Testi Nifty është i shpejtë dhe pa dhimbje, rezultatet janë të gatshme për 6-8 ditë. Për to do t’iu njoftoj gjinekologu me thirrje telefonike ku edhe do t’iu njoftoj për rezultatet, dhe do t’iu shpjegoj nëse ekziston rreziku që foshnja e juaj të ketë ndonjë parregullsi kromozomale. Sigurisht do të ju ftojë në ambulancën e tij gjinekologjike, me qëllim që në mënyrë të detajuar t’iu shpjegoj rezultatet dhe dorëzojë dokumentacionin. Rezultatet e testit Nifty mund t’i merrni edhe me postë.
Për një pasqyrë më të qartë për rrjedhën e testit Nifty, mund të shikoni një video të shkurtër.
Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY Klikoni KËTU.
Artikull i sponsorizuar