Ekziston një mori informacioni për mosfunksionim erektil dhe ereksion të parakohshëm, por ekziston mundësia që ju kurrë të mos keni degjuar për këtë gjendje seksuale, të zakonshme tek femrat.
Dispareunia është termi për marrëdhënie seksuale të dhimbshme për shkak të shkaqeve mjekësore ose psikologjike, transmeton Gazeta Shneta.
Kur gratë gjendem në mes të seksit dhe fillojnë të përjetojnë dhimbje, shumica e neglizhojnë atë.
Por, një dhimbje e tillë, mund të shkaktohet nga dispareunia. Lajm i mirë është se, në qoftë se ju kuptoni shkakun, ekzistojnë mënyra për të menaxhuar simptomat.
Megjithatë, për shkak të natyrës intime të problemit shumë gra gjenden në një situatë të vështirë, shpeshherë dekurajuese, për të diskutuar për një problem të tillë me mjekun e tyre.
Mayo Clinics ka arritur t’i radhit simptomat e kësaj sëmundje:
1. Dhimbje vetëm gjatë penetrimit seksual
2. Dhimbje me çfarëdo depërtimi, madje edhe kur futni tampon
3. Dhimbje të reja pas marrëdhënies së mëparshme të kryer pa dhimbje
4. Dhimbje e thellë gjatë penetrimit
5. Djegie dhe dhimbje
6. Vuajtja e dhimbjës për orë të gjata pas marrëdhënieve seksuale
Ndërkaq, në rast se ndjeni se një gjendje e tillë shëndetësore ju është paraqitur, rekomandohet që urgjentisht të flisni me mjekun./Gazeta Shneta/