Urinimi i shpeshtë gjatë shtatzënisë shpesh shkaktohet nga hormonet që janë në rritje dhe rrisin shpejtësinë e qarkullimit të gjakut në trupin tuaj.
Ndryshimet hormonale e bëjnë rrjedhjen e gjakut në veshka më shpejt, duke e mbushur fshikëzën e urinës, gjë që shkakton urinim më të shpeshtë gjatë shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Po ashtu masa që rritet në barkun tuaj, vendos një presion mbi fshikëzën e urinës, duke ju bërë që të urinoni më shpesh sidomos gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.
Por, pse rrjedh urinë kur teshtini apo qeshni?
Si presioni i mitrës tuaj në fshikëzën e urinës ashtu edhe muskujt e dobët të abdomenit mund të shkaktojnë rrjedhje të urinës së parakohshme.
Kjo quhet ‘mos mbajtje e urinës së stresit’, dhe shpesh ndodhë në tremujorin e tretë të shtatzënisë.
Njëra ndër mënyrat që mund të zgjidhni këtë problem është nëpërmjet ushtrimeve, dhe çdo herë tentoni të zbrazni fshikëzën e urinës pas çdo ushtrimi.
Po ashtu mund të përdorni një mini jastëk, në mënyrë që të kap çdo lloj rrjedhje të urinës./Gazeta Shneta/