Shenjat dhe simptomat e problemeve tioride ndryshojnë, varësisht nga ashpërsia e mungesës së hormoneve. Por në përgjithësi, ky problem zhvillohet shumë ngadalë, mbase edhe me vite.
Në fillim, mund të vini re simptomat e tiorides, të tilla si lodhje dhe shtim në peshë, ose ju thjesht mund të merrni karakteristika që të dukeni më në moshë. Por, meqë metabolizmi juaj vazhdon të ngadalësohet, mund të krijoni shenja dhe simptoma më të dukshme. Shenjat dhe simptomat e tiroideve përfshijnë:
Lodhje; Rritja e ndjeshmërisë ndaj të ftohtit; Kapsllëk; Lëkurë të thatë; Shtuarja në peshë; Fytyrë me puçrra; Dobësia e muskujve; Niveli i kolesterolit në gjak; Dhimbje të muskujve, butësi dhe ngurtësi; Dhimbje, ngurtësi ose ënjtje në nyjet tuaja.
Menstruacionet janë më të rënda se ato normale, pastaj flokë të hollë si dhe ngadalësim i zemrës.
Kur ky problem nuk trajtohet, shenjat dhe simptomat gradualisht mund të bëhen më të rënda. Stimulimi i vazhdueshëm i gjëndrës tiroide për lirimin e më shumë hormoneve mund të çojë në një tiroide të zgjeruar, transmeton Gazeta Shneta.
Gjëndra tiroide e avancuar, e njohur si ‘myxedema’, është e rrallë, por kur ndodh kjo mund të jetë kërcënuese për jetën. Shenjat dhe simptomat përfshijnë shtypjen e ulët të gjakut, uljen e frymëmarrjes, uljen e temperaturës së trupit, komën si dhe në disa raste dhe me fatalitet./Gazeta Shneta/