Çfarë mund të kosiderohen si probleme me gjumin tek bebet?
Ju mund të mendoni se është normale për një bebe të ketë probleme me gjumin herë pas here por në fakt ka një sëre arsyesh shëndetësore apo shqetësimesh të jashtme që ndikojnë në gjumin e fëmijës.
Gjithçka, duke filluar nga hundët e bllokuara, infeksioni i veshit, dalja e dhembeve apo refluksi mund t’i shkaktojnë bebit probleme me gjumin. Ndonjëherë edhe problemet e zhvillimit si ankthi i ndarjes nga prindërit, mund ta bëjë bebin të ketë probleme me gjumin.
Kur duhet ta çoni bebin te doktori nëse ka probleme me gjumin?
Nëse bebi juaj ka probleme me gjumin papritur, më parë e kalonte gjithë natën duke fjetur dhe tani zgjohet shpesh gjatë natës, duhet t’i bëni një vizitë tek doktori. Por edhe në rastet kur bebi grindet shumë, përpara se të bjerë në gjumë apo edhe kur kjo gjë vazhdon më shumë se një javë duhet t’i bëni një kontroll tek doktori.
Çfarë të bëjmë nëse bebi ka probleme me gjumin?
Nëse problemi është më shumë psikologjik sesa fizik, mundohuni të ndiqni disa zakone relaksuese duke i berë një banjë, lexuar një libër apo t’i vini pak muzikë për të dëgjuar përpara orarit të gjumit. Këto zakone do ta ndihmojnë bebin të bëj një gjumë të qetë. Por nëse ai ndien dhimbje nga një infeksion veshi apo nga dalja e dhëmbëve, duhet pyesni doktorin se si duhet të veproni për të trajtuar këto probleme në mënyrë që si bebi si ju të bëni një gjumë të qetë./pernenat/