Bebja në barkun tuaj përafërsisht do të fillojë të lëvizë në javën e 18 ose 20 të shtatzënisë.
Nëse kjo do të jetë shtatzënia juaj e parë, atëherë mund t’ju marr pak kohë derisa ta vini re lëvizjet e para. Lëvizjet e para janë fare të vogla, por kur nëna do t’i ndjej ato do të jenë një moment mjaft i ëmbël për të, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse keni pasur shtatzëni më herët, atëherë ju do t’i ndjeni menjëherë lëvizjet madje edhe më herët në javën e 16-të.
Ndërsa nëse nuk keni ndjerë lëvizje të bebes deri në javën e 24-të, atëherë rekomandohet ta vizitoni gjinekologun tuaj. Mjeku do t’i dëgjoj rrahjet e zemrës së bebes dhe do të bëjë një ultrazë. /Gazeta Shneta/