Një delegacion i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është pritur sot në dy takime të ndara nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Që të dy e kanë përkrahur nismën për futjen e Prishtinës në rrjetin e Qyteteve të Shëndetshme.
Haradinaj ka deklaruar se ndotja e ajrit në Prishtinë ka arritur kulmin gjatë dimrit që lam pas dhe ky ishte një moment alarmues, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky koncept nënkupton përmirësimin e jetës së qytetarit, duke krijuar strategji afatgjate dhe duke përfshirë të gjitha aspektet jetësore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Delegacioni i OBSH-së në krye me Monika Kosinska, në këto dy takime është shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Ai ka thënë se kjo iniciativë po bëhet për të përmirësuar cilësinë e jetës në Prishtinë dhe qytetet tjera. /Gazeta Shneta/