Një prind është hidhëruar shumë me drejtuesit e Klinikës Infektive të qendrës kryesore spitalore në vend.
Me ankesën se ia përkeqësuan gjendjen e vajzës 19 muajshe ai sot kërkoi ndihmë në Ministrinë e Shëndetësisë e në polici.
Por, mjekët i hedhin poshtë të gjitha akuzat e tij.