Amy Fabbrini, 31 vjeç, dhe Eric Ziegler, 38 vjeç, humbën kujdestarinë e fëmijës së tyre të parë, Christopher, rreth katër vjet më parë pak pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Fabbrini, 31 vjeç, tha për News Channel 21 se Christopher ishte larguar nga shtëpia e tyre, sepse një mik akuzoi Z. Ziegler për neglizhencë dhe “nuk po kapte sinjalet e fëmijës”.
Më pas, pesë muaj më parë, shërbimet sociale morën djalin e dytë të çiftit, Hunter, i cili sapo kishte lindur.
Sipas dokumenteve të siguruara nga çifti, vlerësimet psikologjike testuan inteligjencën e Fabbrinit, e cila rezultoi të jetë 72, duke e vendosur atë në “gamën jashtëzakonisht të ulët të inteligjencës” dhe z. Ziegler rreth 66, duke e vendosur atë në “gamën e lehtë të aftësisë së kufizuar intelektuale”.
IQ mesatare është midis 90 dhe 110./Gazeta Shneta/