Më shumë se 400 njerëz në Angli janë prekur nga fruthi deri më tani këtë vit, tregojnë shifra të reja.
Që nga 1 janari e deri më 9 maj, u konfirmuan 440 raste, sipas të dhënave nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE), transmeton Gazeta Shneta.
“Shumica e rasteve që po shohim janë adoleshentë që nuk morën vaksinën kundër fruthit në periudhën foshnjore”, tha Dr Mary Ramsay, drejtor i imunizimit në PHE.
Rumania, Italia, Gjermania, Greqia dhe Franca po përjetojnë raste të padëgjuara të gjendjeve shumë infektive dhe kërcënuese për jetën.
Ndërkohë që në Kosovë, që nga fillimi i vitit e deri më tani, sipas statistikave të Klinikës së Infektivës, janë paraqitur 200 raste të dyshuara me fruth, ku dy nga ta janë fëmijë dhe po trajtohen aktualisht në këtë klinikë.
Mjekësia gjithnjë e më shumë po bën thirrje për vaksinimin e foshnjave ndaj sëmundjeve epidemike siç është fruthi./Gazeta Shneta/