Një spital në Austri është detyruar të paguaj 90 mijë euro si dëmshpërblim për prindërit që ua ndërruan beben para 27 viteve.
Doris Gruenëald lindi në vitin 1990 dhe pas një testi të gjakut e zbuloi se nuk është fëmija biologjik i prindërve me të cilët ishte rritur, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“I gjithë trupi filloi të më dridhej. Më dukej sikur toka po më zhduket përfundi këmbëve”, ka deklaruar ajo.
E problemi është se ajo ende nuk e di se kush janë prindërit e saj të vërtetë.
Spitali ka testuar ADN-në e 200 grave që kanë lindur në atë kohë, por ende nuk është gjetur nëna biologjike.
“Sigurisht se ka qenë një goditje e rëndë për neve, por pavarësisht çfarë ndodhë, ne nuk do të ndahemi. Do të mbesim nënë e bij”, ka deklaruar nëna Evelin. /Gazeta Shneta/