Foshnja tani katër muajshe, erdhi në jetë me 10 vonesë pas një shtatzënie normale.
Nëna kishte lindur me operacion cezarian, pasi mjekët kishin kuptuar se ajo po shkonte drejt një ankthi të papërmbajtur, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
“Pas tri ditësh, ajo mori vetën nga operacioni dhe spitali na liroi për në shtëpi”, ka treguar Johann, burri i Karlas.
“Rreth një javë pasi sollëm vajzën Lucy në shtëpi, filluam të vërejmë disa lëvizje të cilat njëherë na dukeshin qesharake”, ka rrëfyer babai.
Lëvizjet i shqetësuan prindërit të cilën vendosën që ta dërgojnë foshnjën tek pediatri.
Nuk ishin në dijeni se do të qëndrojnë edhe për një muaj në spital.
Pas disa testeve dhe këshillimeve neurologjike, mjekët e diagnostikuan foshnjën me sëmundjen e epilepsisë.
Deri te diagnoza u deshën rreth gjashtë javë, kohë kjo që prindërit mezi e përballuan për shkak të stresit nga lajmi që do të vinte.
Pas gjashtë javësh mjekët i liruan sërish për në shtëpi, ku tani Lucy trajtohet me ilaçe nga prindërit, por për të ardhmen e saj ende nuk dihet sigurtë. /Gazeta Shneta/