Pothuasje asnjë prind nuk e përfill rekomandimin e mjekëve për nivelin e temperaturës në dhomën ku flenë foshnja.
Është shumë e rëndësishme që bebet t’i përshtaten ndryshimeve të motit dhe prandaj kërkohet që të rregullohet edhe niveli i temperaturës në dhomë në mënyrë që të mos ketë kontraste të mëdha nga brenda dhe jashtë shtëpisë.
– Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante;
– Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë.
– Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë;
– Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri;
– Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake);
– E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit,
– Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë. /pernenat.al