Familja Bridier kishte në dispozicion vetëm 5 ditë para se vajza e tyre katër vjeçare Jade, të vdiste nga një tumor i rrallë në tru.
Gjithçka ishte normale në këtë familje, derisa Jade rrëshqiti dhe goditi pjesën e pasme të kokës ndërsa ishin në pushime në Meksikë në gusht të vitit të kaluar, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Pas incidentit, vajza filloi të shihte dyfish dhe prindërit e dërguan te mjeku.
Mjekët ia bënë një incizim në CT dhe MRI, ku zbuluan se vajza kishte një tumor në bazën e trurit dhe ishte i paoperueshëm.
Gjendja e vajzës u përkeqësua shpejt brenda disa ditës dhe ajo humbi aftësinë për të ecur, ngrënë, urinuar, nuk mund të fliste.
Fjalët e fundit të saj ishin: Mami, dua të shkoj në shtëpi.
Vetëm pesë ditë pasi Jade u diagnostikua me tumor, vdiq më 29 gusht.
Tani, nëna e saj Vicky, ia kushton jetën vetëdijësimit të prindërve për kancerin e rrallë.
Ajo dhe burri i saj bënë një vallëzim tepër emocional në nder të ditëlindjes së vajzës së tyre më 20 maj. /Gazeta Shneta/