Prindërit e një vajze dy vjeçare që vdiq tragjikisht pasi vuajti djegie të rënda në një banjë të nxehtë, janë akuzuar për torturimin e saj.
Maddilyn-Rose Ava Stokes nga Brisbane, pësoi djegie të rënda në shpinë, stomak dhe këmbë, disa ditë para se të vdiste, transmeton Klan Kosova.
Prindërit e saj, Shane David Stokes, 30 vjeç dhe Nicole Betty More, 23 vjeçare, kanë pohuar më parë se plagët ishin rezultat i nxehtësisë së ujit në vaskë.
Çifti u arrestua të hënën në mëngjes dhe më vonë u akuzua për vrasje dhe torturë të vajzës së tyre, 11 ditë pas vdekjes së saj.