Shkrimtarja e librit “Grit: The Power of Passion and Perseverance”, Angela Duckworth është një shembull i karakterit që ajo synon ta përcojë në gjeneratat e reja.
Ajo është edhe psikologe në Universitetin e Pensilvanisë, dhe si nënë po ashtu, tenton qe të mësojë prindërit të krijojnë në mentalitet që do i lejojnë fëmijët e tyre në ndjejnë shijen e dhimbjes; t’I bëjën ata ta kuptojnë se suksesi është një udhëtim shumë i gjatë.
Sipas Duckworth, “grit” ose kurajo është një kombinim mes pasionit dhe këmbënguljes për periudha të gjata kohore. Domethënë, kur duam dicka, ta bëjmë atë me një përkushtim të madh dhe punë të vështirë por të palodhshme, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo thotë së nënat mund t’ua mësojnë “gritin” fëmijëve të tyre pothuajse në çdo çast. Këtë mund ta bëjnë kur për vete nuk heqin dorë nga sfidat vetëm pse një punë po u duket e vështirë. Kjo do shërbejë si shembull I qartë në sytë e fëmijëve të cilët tashmë e kuptuan se përballë pengesave jetësore, nuk zbrapsemi…
Por edhe në momentë më të zakonshme të ditës, nënat duhet të tregohen po kaq këmbëngulëse. Për shembull, jeni duke u vonuar tej mase në një takim dhe fëmija juaj nuk po mund të lidhë lidhëset e këpucëve. Pikërisht në këto momente duhet të këmbëngulni dhe t’u jepni hapësirën që t’i lidhin lidhëset vetëm.
“Lini të mundohen paksa, mos ua zgjidhni problem ju menjëherë”, ka thënë Angela, duke rikujtuar një rast me vajzën e saj e cila pas disa tentimesh për të hapur një kuti biskotash, kishte hequr dorë.
“Oh zot, vajza ime u mund nga një kuti biskotash, nuk mund ta besoj”, e ka treguar mendimin që i kishte përshkuar kokën në ato momente.
Duke mos nxituar që t’ia hapë kutinë, ajo i kishtë dhënë shembull vajzës që gjërat duhen kryer vetë, dhe jo të presë që dikush tjetër do i ndihmojë gjithsesi.
“Nëse ju po ua zgjidhni problemin, zbuloje sa cfarë ndodh. Ata nuk do e kuptojnë asnjëherë mënyrën se si zgjidhet ai problem. Ata nuk do të zgjedhin as edhe një problem nëse ju si prind ua heqni cdo pengesë nga rruga e tyre. Atëherë mos u befasoni kur fëmijët tuaj nuk bëhen edhe aq të zgjuar”, ka thënë psikologia.
Kur ne nuk u ndihmojnë në disa situata të thjeshta, po i mësojmë ata të nxjerrin në pah anën e tyre të shkathtë, po u kultivojmë një mentalitet luftëtari që nuk zbrapsët që në “dështimet e para”. /GazetaShneta/