Makinat enëlarëse janë një nga shpikjet më të duhura të kohës.
Por ajo që ndoshta nuk e keni ditur për këto pajisje është se ato kthehen në “shtëpinë” e disa prej helmuesve më të rëndë të shëndetit të njeriut.
Sipas studimeve të bëra, është konstatuar se tek enëlarëset krijohen këpurdhat Ekophialia dermatitidis dhe Phaeomuriformis E. Këto dy lloje të këpurdhave janë tëjet rezistente ndaj nxehtësisë, kripës, detergjentëve dhe ujit alkalik, shkruan TheSun, përcjellë GazetaShneta.
Studimi ka zbuluar se këto këpurdha kanë qenë shkaktare për infeksione fatale të njerëzve.
Pasi që këto dy bakterie i qëndrojnë kushteve brenda enëlarëses, ato kanë veti evoluese që do të thotë se shkojnë duke u shumuar, rrjedhimisht helmojnë edhe më tepër makinën e larjes së enëve. Këpurdha të njejta mund të formohen edhe në aparatin e kafesë.
Sygjerohet që të bëhet pastrimi i kanaleve të ujit brenda enëlarëseve sa më shpesh të jetë e mundur që të parandalohen formimet e tyre. Gjatë pastrimit bëni kujdes që të mbani dorëza dhe syze të sigurisë për ta evituar kontaktin me këpurdhat.
Ajroseni shtëpinë dhe kuzhinën gjatë kohës së pastrimit. Kurse përdorimi i enëlarëses nga fëmijët është rreptësisht i ndaluar për të njejtën arësye. /GazetaShneta/