Kur të arrijë koha që bebja juaj ka mbushur 6 muaj, dhe jo më herët se 4 muajsh, qumështi i gjirit apo ai formulë, nuk do t’i ofrojë mjaftueshëm materie ushqyese, për të cilën ka nevojë të zhvillohet. Kjo është koha e duhur kur duhet të filloni të shtoni ushqimin plotësues të bebes tuaj.
Filloni t’i ofroni sasi të vogla të ushqimit plotësues një herë në ditë, gjatë ndonjë periudhë të ditës që iu përshtatet juve dhe bebes, shkruan Pregnancy and Birth, transmeton Gazeta Shneta.
Eventualisht, bebja do të rris kërkesën e ushqimit që konsumon, derisa të arrijë kohën kur është në gjendje të ha 3 vakte të vogla në ditë bashkë me familjen.
Gjidhënia dhe ushqyerja me formulë duhet të vazhdojë krahë ushqimit plotësues, meqenëse qumështi luan rol esencial në dietën e bebes.
Pse të filloni në muajin e 6?
Gjatë kësaj moshe oreksi i bebes tuaj nuk do të ngopet vetëm me qumësht. Bebja do të fillojë të humbasë hekur dhe zink, të cilat mund t’i marrë me sasi të mjaftueshme vetëm nga ushqimi shtesë.
Gjithashtu, sistemi tretës do të jetë i gatshëm për tretjen e ushqimit, gjatë muajit të 6.
Pse të mos filloni më herët?
Duke pritur deri në muajin e 6, do të siguroheni se sa shpejt mund të përshtatet në mënyrën e re të të ushqyerit. Bebet më të vogla, të cilat nuk janë të gatshme për ushqimin shtesë, peshtyejn gjithë ushqimin nga goja, duke ua vështirësuar ushqyrjen edhe juve.
Përgatitja në mënyrën e duhur:
Ushqimi i parë i bebes duhet patjetër të ketë masë të butë dhe të lehtë për t’u tërhequr nga luga. Derisa bebja të praktikoj ushqyerjen, mund të bëni eksperimente me mënyrën si e përgatisni.
- Gjatë muajit të 6, filloni me ushqim të shtypur pa gunga dhe të butë
- Pas kësaj, mund të filloni të lini edhe gungëza të vogla, por të buta për t’u gëlltitur
- Në muajin e 8, shumica e bebeve janë në gjendje të hanë ushqimin e dorës, siç mund të jetë tosti për bebe
- Në muajin e 12, shumica e bebeve fillojnë të hanë të njejtat gatime që ha e gjithë familja.
Ushqimet e para:
Është e rekomandueshme të filloni me ushqime të pasura me hekur.
Çfarë duhet të shmangni?
Ushqimet të cilat janë të imta në madhësi, dhe mund të shkaktojnë ngulfatjen e bebes. Si psh, arrat, farat, karrotat e prera, copëzat e mollës, etj.
Gjithashtu, përdorimi i tepruar i kripës dhe sheqerit janë shumë të dëmshme për beben. Prandaj, është shumë e rekomandueshme që të përdorni ushqime të freskëta pa sheqer dhe pa kripë. /Gazeta Shneta/