Nënat që po presin një fëmijë,të cilat kanë presion të lartë të gjakut rrezikojnë që fëmijët e tyre të jenë me mbi peshë në moshën e hershme sipas një studimi të publikuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism“, transmeton Gazeta Shneta.
Obeziteti në moshë të hershme është një problem botëror,pasi që rreth 42 milionë fëmijë të moshës 5 vjeçare i plotësojnë kushtet e obezitetit.
” Studimi jonë është i pari i kësaj natyre që studion nënat shtatëzëna të cilat kanë presion të lartë të gjakut rrezikojnë në masë të madhe që fëmijët të jenë me mbi peshë.” thotë autori i këtij studimi Dr.Ju Sheng Zheng.
Ndërsa në këtë studim kanë marrë pjeë rreth 88,400 nëna përgjatë viteve 1999 dhe 2013.
“Rrezultatet tregojnë që mjekët duhet të kenë shumë kujdes që presioni i gjakut tek nënat shtatëzëna të mos jetë shumë i larte gjatë shtatëzanisë. Kjo mund të ndihmoj që fëmijët të mos preken me obezitet” përfundon Dr.Zheng.