Stimulimi i pjesës së thithave gjatë marrëdhënies seksuale shkakton kontraktime përgjatë shtatzënisë, ka konfirmuar një studim.
Megjithatë, i pyetur në lidhje me këtë, Sean S. Daneshmand, drejtor i klinikës së Maternitetit në Qendrën Perinatale të San Diegos nuk mund të konfirmojë asgjë në lidhje me këtë, duke thënë se duhet bërë më shumë studime në lidhje me atë që nëse marrëdhënia seksuale nxit lindje më të hershme, shkruan Gazeta Shneta.
“Ne i njohim disa aspekte të marrëdhënieve seksuale – stimulimi i thithave, orgazma, ejakulimi mahkullor mund të shkaktojnë kontraktime”, shton ai.
“Ne vetëm se nuk jemi në dijeni nëse kontraktimet janë aq të forta sa që të stimulojnë një lindje të më hershme.”
Ndërkaq, Daneshmand bën thirrje që të kryeni marrëdhënie seksuale sa të dëshironi, pa frikën se do të lindni më herët. Por, përjashtim për këtë ai bën tek nënat që kanë ndonjë gjendje shëndetësore gjatë kësaj periudhe./Gazeta Shneta/