Prekëse: Nëna shqiptare pas 35 vitesh merr vesh që e ka djalin gjallë

2017-10-02 në ora 19:26

Historia e dhimbshme e një çifti, që prej 35 vitesh janë në kërkim të djalit të tyre, është rikthyer në emisionin ‘Me zemër të hapur’.Miranda dhe Përparimi kanë gjetur pas kaq shumë vitesh djalin e tyre, që e pagëzuan me emrin Ergert, por që nuk arritën dot ta shijonin frytin e tyre të dashurisë, pasi ai ishte zhdukur nga materniteti në rrethana të mistershme.Por, siç duket surpriza më e madhe e jetës së tyre erdhi live për çiftin e bashkëshortëve, të cilët sot u dhanë përgjigje shumë dilemave të mëdha që i shoqëroi për shumë kohë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ergerti, por që nga prindërit e tij birësues është quajtur Artan, ishte në një lidhje telefonike në studion e ‘News24’. Pas 35 vitesh ai përshëndeti nënën dhe babain e tij biologjik.
HISTORIA E ÇIFTIT NGA LUSHNJA

“Miranda dhe Përparimi u martuan në moshën 21-vjeçare dhe në dasmë nuk ishte prezent asnjë nga familjarët e saj. Për 13 vite asnjë për tyre nuk i folën dhe nuk kontaktuan me të.Në vitin 1982 ajo ka sjellë në jetë një fëmijë në maternitetin e Lushnjës.Fëmija ishte djalë dhe ajo mban mend emrat e mjekëve që asistuan ne lindje Dr. Viktori, Dr. Misir Hoxha dhe një mamie me emrin Lavdie.Ky djalë erdhi në jetë nga dashuria e saj me Përparimin, i cili ne atë kohë ishte ushtar.Familja e vajzës ishte familje komuniste ndërsa djali vinte nga një familje e persekutuar dhe për shkak të biografisë së keqe ashtu sikurse funksiononte në kohën e regjimit nuk pranuan zgjedhjen e Mirandës.Xhaxhai i saj mbante një detyrë të rëndësishme po ashtu dhe ai ati.Dashuria e saj për Perparimin nuk u pranua në familje, por ajo me një guxim të jashtëzakonshëm është rrëmbyer, ka ikur në shtëpinë e djalit në të cilën u mirëprit. Solli në jetë të birin ndërkohë që familja e saj e kishte mohuar dhe nuk kishte me asnjë kontakt me të.Pasi e pa të birin e sapolindur ju dha lajmi se ai kishte vdekur dhe nuk jetonte më. I thanë se fëmija ka vdekur dhe po e varrosnin.Kjo histori ngeli mister, por prej vitesh ajo dyshon se kjo është një histori dhe skenar i familjarëve të saj.Përparimi thotë se atë ditë në darkë kur ka shkuar në spital i kanë thënë që ‘djalin e kemi varrosur sipas rregullave’.Nuk i dhanë asnjë certifikatë dhe nuk dine se ku u varros i biri.Aktualisht ata janë prindër të 3 vajzave, Përparimi është 57 vjeç, ndërsa Miranda 1 vit më e vogël.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *