Besojeni apo jo, gjuha e trupit mund të tregojnë shumë rreth grave. A e dini se pozicioni i këmbëve tuaja gjatë uljes zbulon qëllimet tuaja dhe sekretet më të thella, sipas psikologëve? Pra, herën tjetër kur jeni përreth njerëzve, shikoni pozicionin e këmbëve të tyre kur janë ulur dhe mësoni diçka rreth karakterit të tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Pozicioni A
Këta persona mendojnë se neglizhimi i problemeve të tyre do t’i largojë problemet. Megjithatë, kjo nuk është rruga e drejtë përreth zgjidhjeve të problemeve. Komunikimi me këta individë shkon pa probleme. Ato janë interesante, kreative, simpatike dhe pak fëmijërorë.
Pozicioni B
Këta individë janë ëndërrimtarë me një imagjinatë të madhe. Ata kanë plot ide të reja që shpesh vlerësohen në vendin e punës. Ato kurrë nuk e humbasin kohën e tyre në marrëdhënie që nuk i bëjnë ato të lumtura apo në punë që thithin energjinë e tyre pozitive.
Pozicioni C
Për këta njerëz, rehatia vjen e para. Kur duan të blejnë diçka, ata zakonisht mendojnë për të çdo ditë dhe qëndrojnë në opsionin e duhur. Njëkohësisht, ata janë krejtësisht të çrregulluar, por dinë se si të menaxhojnë në një mjedis të çrregulluar.
Pozicioni D
Njerëzit që preferojnë këtë pozicion nuk duan të vonohen, e as nuk e pëlqejnë këtë karakterstistikë tek tjerët. Ata gjithashtu nuk pëlqejnë të grinden me njerëzit. Për ta, një puthje është diçka intime, ndërsa puthjen në publik e cilësojnë si të parehatshme.
Pozicioni E
Këta tipa nuk janë asnjëherë në nxitim dhe besojnë se gjithçka do të vijë në kohën e duhur. Ata janë kokëfortë dhe këmbëngulës, kurrë nuk heqin dorë nga objektivat e tyre. Pavarësisht kësaj, ata kanë edhe shenja pasigurie dhe mungesë vetëbesimi./Gazeta Shneta/