Shtatzënia nuk është asgjë më pak se një përvojë që ndryshon jetën e një gruaje. Për shembull rreth pozicionit tuaj për të fjetur.
Mbase ju keni pasur dëshirë që të flini në barkun tuaj gjatë gjithë jetës, por tani që bebja juaj erdhi ju duhet të ndryshoni këtë pozicion. Pastaj që ju duhet të shkoni më shpesh në banjo për të shprazur fshikëzën tuaj të urinës.
Fjetja në këtë pozicion të barkut nuk rekomandohet gjatë shtatzëisë, pasi kjo mund të ndikojë në qarkullimin tuaj të gjakut, gjë që mund të jetë e dëmshme për fëmijën tuaj. Ekspertët rekomandojnë gratë shtatzëna që të shmangin fjetjen në bark, veçanërisht gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.
Fëmija juaj, tani në rritje të shpejtë, mund të shtypet kundër vena ‘cava’, e që është vena kryesore që mbart gjak përsëri në zemrën tuaj nga trupi juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët besojnë se fjetja në shpinë gjithashtu nuk është me të vërtetë e mirë gjatë shtatzënisë. Studimet kanë gjetur se si gjumi në shpinë, veçanërisht për periudha më të gjata mund të kufizojë rrjedhën e gjakut dhe ushqyesve të tjerë thelbësorë tek fëmija juaj.
Një nga pozicionet më të mira për të fjetur gjatë periudhës tuaj të shtatzënisë është të flini në anën tuaj. Kjo siguron rrjedhjen maksimale të gjakut dhe lëndëve ushqyese për fëmijën tuaj, i cili ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e duhur./Gazeta Shneta/