Këngëtarja Miriam Cani e ka nisur ditën në një foto mjaft të ëmbël të saj dhe vogëlushes Ameli, ndërkohë që janë duke u puthur në buzë.
Kaq ka mjaftuar që përveç komenteve pozitive të jenë edhe disa që e gjykojnë Miriamin për këtë veprim të sajin.
Por mesa duket këngëtarja nuk ka rënë dakord me komentuesit madje edhe është konfrontuar me ta.
Kujtojmë se një rast të tillë ka patur disa kohë më parë edhe modelja Adrola Dushi, e cila ka publikuar një foto duke puthur në buzë vogëlushin e saj Troi. /Express