Një nënë shqiptare ka rrëfyer përvojën e saj tepër shqetësuese me foshnjën e saj.
Ajo tregon se si vajza 3 muaj e gjysmë ulërin dhe qan sa herë që nëna e vendos në gji, ose ia jep biberonin për ta ushqyer.
Ajo ka kërkuar ndihmë nga nënat e tjera, nëse ato kanë pasur ndonjë rast të tillë dhe si e kanë tejkaluar.
Pyetja e saj e plotë:
Pershendetje. Vajza ime 3 muaj e gjysem qan pothuajse gjat gjith kohes. Ia kam ber te gjitha vizitat dhe analizat dhe i kan dal te gjitha shum mir. Dhe me pesh ishte mir. Problemi qendron se ne momentin qe e ve ti jap te pij ne gjoks ajo ulerin me te madhee e qan pothuajse gjysem ore pa pushim.
Ka patur raste dhe nje ore. Bibiron nuk e pranon. Nese keni patur nonje rast te till ju lutem me ndimoni si ia keni ber sepse mduket se po cmendem. Me duket vetja e paafte kur shikoj qe nuk arij ta qetesoj vajzen time ne gjoks nderkoh qe shum te tjere ne thon qe ska mundsi sepse femijet tane sa i vem ne gjoks qetesohen.
Përgjigjuni në komente. /Gazeta Shneta/