Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje në lidhje me dëmtimin e dyerve në zyrat e administratës së QKUK-së.
Sipas Policisë, dyshimet e para janë që rasti ka ndodhur gjatë vikendit, por rasti i cilësuar si “Dëmtim prone”, po vazhdon të hetohet, transmeton Gazeta Shneta.
Në komunikatë nuk bëhet e ditur nëse përveç dëmtimit, personat kanë marrë edhe ndonjë dokument a pajisje në këto zyra.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot rreth orës 07:50, policia ka pranuar informatën se në QKUK, saktësisht në zyrat e administratës, kanë hyrë persona të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, si dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit përkatës kanë hapë rastin Dëmtim prone.
Rast ky që dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës.
Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.