Veturat e policisë në Estoni do të pajisen së shpejti me arushë lodra, të cilët do të përdoren për të qetësuar fëmijët që gjenden në skenat e krimit.
Një grup studentësh kishin mbetur të shtangur kur kishin kuptuar se fëmijët janë dëshmitarë të aksidenteve dhe skenave të krimit në më shumë se 1 mijë raste, kryesisht në shkolla, parqe lojërash e rrugë.
Fëmijët, zakonisht, mbesin të lënduar ose të shokuar nga ato që shohin, shkruan gazeta lokale Jarva Teataja, transmeton gazetametro.net
Nëse gjithçka shkon mirë me programin për mbledhjen e fondeve nga studentët, që nga 1 qershori çdo makinë e policisë do të ketë nga dy arushë për fëmijët
Estonia cilësohet si një prej vendeve më të zhvilluara nga shtetet e ish-Bllokut Sovjetik. Ky shtet është anëtar i Bashkimit Europian që nga viti 2004.