Në rrugën “ Qazim Bajraktari “ në Prishtinë sot rreth orës pesë të mëngjesit është raportuar për një foshnje të braktisur e cila është e gjinisë femërore.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Monitor, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ajo më tej ka sqaruar se policia e ka dërguar në spital foshnjë dhe se është duke u marrë me rastin./Gazeta Monitor/