Policia e Prokuroria në Infektivë për vdekjen e 4 pacientëve pas mesnatës
Në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën Infektive po vazhdojnë të qëndrojnë Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Në Infektivë dyshohet se kanë vdekur 4 pacientë pas mesnatës dhe ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Vajza e një 70-vjeçari ka deklaruar se familja e tyre dyshon në probleme me oksigjenin, por këto deklarata të saj janë të pakonfirmuara zyrtarisht.
Njësite të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në Infektive sot në mëngjes, për shkak të dyshimeve që janë ngritur për këto vdekje.
Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse Policia ka hapur hetime për ndonjë rast. /Gazeta Shneta/