Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar për dhunimin dhe vrasjen e fëmijës 11-vjeçar në Fushë Kosovë.
20-vjeçari S.O. mashkull i komunitetit ashkali, është arrestuar pasditën e djeshme nga njësitet policore të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.
“Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’ ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale ‘vrasje e rëndë’. Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje të rëndë’, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
11-vjeçari u gjet i vdekur dhe i mbuluar me batanije nën terasën e një ndërtese në Fushë Kosovë. Pas kryerjes së obduksionit, u raportuar se fëmija ishte dhunuar tre herë dhe më pas ishte godit për vdekje në kokë. /Gazeta Shneta/