Një polic, i cili arrestoi një infermiere që po bënte punën e saj, tani do të përballet me hulumtimin kriminal rreth këtij arrestimi të paligjshëm.
Infermierja, Alex ëubbels, nga Universiteti i Utah-së publikoi një video shokuese, në të cilën shfaqet arrestimi i saj, për të ngritur vetdijësim tek publiku që një gjë e tillë mos të ndodhë më.
Pasi publikimit të kësaj video, prokuroria hapi një hulumtim kriminal.
ëubbel, ish-skiatore e Lojërave Olimpike, ishte duke punuar si infermiere në departamentin e djegieve në spital, në datën e 26 korrikut, kur veterani i policisë së qytetit Salt Lake, Jeff Payne, analizat e gjakut të një pacienti.
Pacienti ishte shtrirë në spital i vetdijshëm, pas një aksidenti që kishte përjetuar pak kohë me parë. Por, edhe pse pacienti nuk ishte i dyshuar si shkaktar i këtij aksidenti, polici Payne nuk kishte të drejtë t’i marr analizat e këtij pacienti që ishte ende në gjendje kome, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale shfaq infermieren ëubbeles të qetë, duke ia sqaruar policit, rregullat e spitalit, derisa ky i fundit po humbiste durimin dhe filloi ta kërcëntonte atë. Pas diskutimit të gjatë më shumë se 20 minuta, Payne arreston infermierën ëubbels.
Me duar të lidhura dhe brenda veturës së policit të inatosur, ëubbels qëndroi 20 minuta, por asnjëherë nuk është akuzuar për ndonjë krim. Gjithashtu, ajo thekson se nuk ka ndërmend të ngre padi nda departamentit të policisë së qytetit, por vetëm dëshironte të publikoi videon që një gjë e tillë të mos përsëritet asnjëherë. /Gazeta Shneta/