Një qytetar nga Podujeva është shoqëruar në polici pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së hënës që e lëmë pas, ndërsa bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor, transmeton Klan Kosova.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.