Seleni është një mineral që, në doza të vogla, ka një ndikim shumë të rëndësishëm tek shëndeti. Ai është lidhur gjithmonë me fertilitetin, ndërsa kohët e fundit është zbuluar se seleni është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për të luftuar kancerin.
Vetëm se nuk duhet ta teproni me të pasi mund të shkaktojë efekte anësore në trup. Sipas dr. Mark Moyad, “shumë selen në ditë (200 mikrogramë) mund të shkaktojë diabet të tipit 2, kancer të prostatës dhe rikthim të kancerit të lëkurës”.
“Seleni është një lëndë ushqyese shumë e mirë, që parandalon disa sëmundje, por që si pak ashtu edhe shumë mund të jetë e dëmshme për shëndetin”, shpjegon ai.
Një mënyrë e mirë për t’u siguruar që mos ta teproni me selenin është që ta merrni direkt nga ushqimet. “Konsumimi i ushqimeve të pasura me selen mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga kanceri, ndërsa të marrësh selen për të luftuar kancerin nuk ka asnjë efekt”, thotë Moyad.
Gjithsesi, siç edhe ju përmendëm më sipër, seleni është lidhur gjithmonë me pjellorinë, duke qenë se është një nga lëndët ushqyese më të mira që i ndihmon femrat të ngelen shtatzënë.
Ja çfarë ushqimesh duhet të konsumoni nëse po planifikoni të mbeteni shtatzënë!
Fruta të thata – Frutat e thata janë burimet më të mira të selenit, ku në një racion gjenden 544 mcg selen.
Peshk – Me 95 mcg selen për racion (84 gramë), peshku tuna renditet në vend të dytë si burimi i mirë për selenin. Produkte të tjera deti të pasura me selen janë edhe peshku halibut (47 mcg për racion), sardenja (45 mcg), dhe karkaleci i detit (40 mcg).
Mish viçi, derri dhe pule – Ashtu si peshku, edhe mishi është i pasur me selen. Proshuta e derrit përmban 42 mcg selen për racion, mishi i viçit ka 33 mcg, gjeli i detit ka 31 mcg, ndërsa pula ka 22 mcg.
Gjizë – Ky produkt i qumështit nuk ka vetëm 20 mcg selen, por edhe 103 mcg kalcium për një vakt me 4 racione. Vetëm siguroheni që gjiza të jetë e freskët.
Drithërat – Orizi, tërshëra, madje edhe kornefleiks përmbajnë selen. Orizi dhe bollguri janë një ndër burimet më të mira të kësaj lënde ushqyese. /Shendeti/